Angela Martini duket se nuk në plan të ndalet në përplasjen e saj virtuale me Fatmir Hysenbelliun.
Në një tjetër postim në Instastory, ajo publikoi mesazhet që Fatmiri i ka dërguar, pas reagimit të tij, se ai nuk kishte interes për Angela-n.
Në një deklaratë të mëparshme, Angela u shpreh se Fatmiri i kishte dërguar mesazhe dhe e provoi, duke publikuar mesazhet.
“Si ke qenë? Për mua ke shkruar te libri?”, janë mesazhet që Fatmiri i ka dërguar modeles, sipas saj.
Ajo e shoqëroi postimin me emoji me një gisht mesi dhe me këngën “Liar” – Jelly Roll.
Sigurisht, iu drejtua edhe medieve, si një “test” për të parë se cilat do ta publikonin dhe cilat jo ‘thashethemin’ që Angela serviri.