Moderatorja e njohur, Aulona Musta, ishte ditën e sotme e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo është një personazh i njohur për rutinën e saj të fitnesit por edhe për reagimet që bën herë pas here në rrjetet sociale.
Në një moment gjatë bisedës, modetatori i emisionit e pyeti: “A e beson kur thuhet që njerëzit janë aty ku meritojnë të jenë?”.
“Po, në përgjithësi po. Edhe unë e besoj këtë gjë dhe e them vazhdimisht”, tha Aulona e cila më pas shtoi:
“Unë nuk mendoj që ai që është i varfër meriton të jetë i varfër. Por mendoj që nëse je i varfër, ti ke gjithë mundësinë e botës për të dalë nga situata në të cilën ti je. Pra nëse ti ankohesh gjithë kohën dhe thua që nuk ke mundësi, shikon Ronaldon dhe Aulonën dhe krijon në mendjen tënde filma se si kanë arritur deri aty, kushedi se çfarë kanë bërë, kushedi me kë kanë miqësi… Sa e harxhon energjinë tënde duke analizuar se si ai u bë i pasur, por për keq, jo duke e marrë si frymëzim, patjetër që në fund të ditës unë do them që ti e meriton të jesh aty ku je”.