Një avion ushtarak rus që fluturonte pranë Alaskës, në hapësirë ajrore ndërkombëtare, alarmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Menjëherë u ngritën në fluturim 4 avionë luftarakë F-16, si dhe një avion mbikëqyrës amerikan për të monitoruar situatën.
Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut bëri me dije se avioni rus nuk hyri në hapësirën ajrore amerikane apo kanadeze, duke qëndruar brenda hapësirës ndërkombëtare.
Vendet anëtare të NATO-s janë në gatishmëri, pas disa incidenteve të javës së kaluar ku avionë dhe dronë rusë kaluan në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në Evropë.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksuan se rasti i sotëm nuk shihet si kërcënim, pasi aktiviteti rus në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore ndodh rregullisht.