Ministri i Shtetit dhe Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla mirëpriti sot Kreshnik Muçaj, një shqiptar që jeton prej 30 vitesh në Bazel të Zvicrës, ku e ka shndërruar aktivitetin e tij në një histori suksesi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla vlerësoi angazhimin e Muçajt në krijimin e urave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Zvicrës në fushat e sipërmarrjes, artit, kulturës dhe sportit.

Postimi i plotë i ministrit Balla:

“Mirëprita sot Kreshnik Muçaj, i cili prej 30 vitesh jeton në Bazel, Zvicër, ku ka studiuar dhe sot është një histori suksesi. Mirënjohje për angazhimin e Nikut në krijimin e urave të bashkëpunimit mes sipërmarrjeve si dhe në art, kulturë, sport etj.”

Ky takim vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ballës për të promovuar shqiptarët e suksesshëm në diasporë, duke vazhduar punën që ai nisi gjatë fushatës elektorale, kur zhvilloi takime me komunitete shqiptare kudo në botë. Aktivitetet e tij kanë synim forcimin e lidhjeve me diasporën dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim.