“Vlerësimi ynë është se paketat e sanksioneve që kemi paraqitur po funksionojnë. Provat ekonomike tregojnë se këto sanksione po kanë ndikim në ekonominë ruse dhe ky është pikërisht objektivi i tyre”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian për Tregti, Olof Gill, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me pretendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se sanksionet evropiane kundër Rusisë “nuk janë mjaftueshëm të ashpra”.

Ndër të tjera ai theksoi se BE-ja mund të bëjë edhe më shumë.

“Së shpejti do të paraqesim një paketë të re, e cila do të përfshijë masa edhe më të forta për të goditur ekonominë ruse në pikat e saj më të ndjeshme. Nuk do të themi asgjë tjetër për këtë tani për tani”, shtoi ai.

“Jemi të bindur se po bëjmë gjithçka që mundemi dhe po punojmë me partnerët tanë globalë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të koordinuar përpjekjet sa më efektivisht të jetë e mundur. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë se ata do të bashkohen me ne në ushtrimin e presionit maksimal mbi ekonominë ruse për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës”, përfundoi zëdhënësi.