Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin non gratën për Sali Berishën.

Sipas Këlliçi, tashmë edhe në SHBA ka një realitet të ri, ku personi që sanksionoi Berishën, nuk mund të hyjë në asnjë institucion.

Sot që flasim ka një realitet tjetër dhe në SHBA. Dhe realiteti është që dhe Blinken që sanksionoi Berishën, është një ish-zyrtar që nuk shkel dot në një institucion. Non grata do të hiqet. 100% do të hiqet. Nuk jam zyrtar i SHBA, por jam i sigurt në mënyrë absolute. E kam patur që në 2021 këtë qëndrim. Dhe të jeni i bindur se do të ndodh, se kur me afat kohor nuk e di se nuk jam orakull”, tha Këlliçi në studion e A2 CNN.