Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut amerikan të fushatës, Chris LaCivita.

Berisha u shpreh se nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale dhe se të gjitha kostot janë mbuluar nga Partia Demokratike.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj konkret për faturën apo kohën e publikimit të saj, duke lënë në hije transparencën financiare të fushatës së 11 majit.

“Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë është mbuluar nga PD”, tha ai.

Berisha shtoi se KQZ ka shpërndarë formularë për deputetët që të deklarojnë shpenzimet dhe jo për partitë, ndërsa u shpreh: “PD ka një ligj, i cili përcakton aftin ligjor kur PD do deklaroj shpenzimet dhe të garantoj se do të deklaroj çdo qindarkë”.

Berisha: Unë nuk them që nuk kam deklaruar. Deputetet po deklarojnë shpenzimet personale, sepse deputetët që kanë bërë fushata, kanë shpenzuar me dhjetëra, mijëra euro. Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë është mbuluar nga PD.

Pyetje: Kur do e bej publike PD faturën ndaj Chris LaCivita?

Berisha: PD ka një ligj, i cili përcakton aftin ligjor kur PD do deklaroj shpenzimet dhe të garantoj se do të deklaroj çdo qindarkë. Se cila është koha që përcakton ligji, këta nuk ta them. KQZ kam shpërndarë formularë për deputetet të deklarojnë shpenzimet, por jo partitë.