Përballja e së shtunës mes Manchester dhe Byrnley do të jetë një tjetër sfidë për Armando Broja.
Angazhimi që në minutën e parë në përballjen për kupë me Cardif ku ekipi i tij humbi 2 me 1, nuk e favorizon sulmuesin kuq e zi.
Madje, mediet angleze parashikojnë që ai do ta nisë nga stoli
Megjithatë përballja do të jetë e lehtë për Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës renditet në vendin e 9 me dy fitore, një barazim dhe dy humbje ndaj nuk mund të humbasë shansin me miqtë që luftojnë për të mos rënë nga premier lig.
Erling Haaland është arma kryesore e Cityt. Sulmuesi norvegjez ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshje këtë sezon dhe plot 17 në 12 paraqitjet e fundit me klubin dhe kombëtaren. Ndërkaq në përballjen me Burnleyn kanë fituar 13 ndeshjet e fundit me një golavarazh të frikshëm 46-2.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Broja ka arritur gjendjen e duhur fizike për të marrë më shumë minuta në fushë. Pas kalimit nga Chelsea, ai ka luajtur vetëm pak minuta në ndeshjet e kampionatit anglez dhe 75 në kupë.