Në konferencën ‘Shqipëria, horizont i ri’ që po mbahet në Vjenë, kryeministri Edi Rama foli për ministren e parë AI ‘Diella’ e cila do të asistojë në prokurimet publike por edhe në kërkesat e qytetarëve sa i takon dokumenteve dhe certifikatave.

Më tej, Rama tha se prokurimet publike përmes Inteligjencës Artificiale është një hap i madh dhe i ri, si dhe Diella do t’ju shërbejë qytetarëve ndërsa këta të fundit do të jenë ‘shefat’ me kërkesat e tyre.

“Është mjaft simbolike ndërkohë ndryshimi simbolik është edhe i Piramidës ku nga terri i së shkuarës është kthyer në zemrën e ndryshimit. Pjesë është përfshirja e teknologjisë që ka krijuar një paradoks në Shqipëri që qeveria ka ecur më parë se sektori privat kur vjen puna te inovacioni. Sot dhe qysh prej disa vitesh kemi hequr shërbimet dhe rradhët e gjata.

95 për qind e shërbimeve ofrohen përmes internetit. Të gjithë mund të marrin shërbimin përmes celularit, është ndryshim i madh. Sot është krejtësisht i fshirë nga sistemi korrupsioni. E dobishmja e IA është kapaciteti për të punuar mbi të dhënat dhe për t’i shërbyer qytetarëve. Po përgatisim një platformë ku ministria do të jetë në vende të ndryshme në shumë kohë dhe do tu shërbejë përmes kërkesave të thjeshta, psh sot njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë të marrin një shërbim të shkojnë nag një rubrikë në tjetrën.

Shumë shpejt do të ndërveprojnë me ministren në kohë reale duke ndërvepruar me zë, kam nevojë për këtë dokument, certifikatë dhe ajo do t’ja ofrojë në kohë reale. Ministrja do shërbejë dhe qyetari është shefi. Kur vjen puna për prokurimin publik është një hap shumë i madh dhe diçka e re. Për prokurimet publike është një hap i madh, do të bëhen me inteligjencë artificiale.”, tha Rama.