Dashi
Qielli i dashurisë do jetë goxha i trazuar gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhë ashtu si ju e kishit menduar. Beqarët nuk duhet t’i dramatizojnë gjërat sepse edhe vetmia ka të mirat e veta. Duhet ende edhe pak durim. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes dhe maturi.
Demi
Ditë goxha e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjërat do ecin ashtu si i kishit menduar dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim impresionues. Gjithsesi falë miqve nuk do e ndieni vetminë. Në planin financiar fati do jetë me ju.
Binjakët
Konfliktet në jetën tuaj në çift do marrin fund gjatë kësaj dite dhe ju do i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqarët do fillojnë shpejt një histori dashurie tq mrekullueshme. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë shumë rreziqe sepse situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Gaforrja
Ditë goxha e qëndrueshme dhe mjaft e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i shprehni pa fund ndjenjat dhe gjithçka do iu duket si një ëndërr. Beqarët do pranojnë më në fund të hedhin hapa më tej me një person që kanë disa kohë që e njohin. Në planin financiar situata do jetë aq e mirë saqë mund të kryeni edhe investimet e menduara.
Luani
Kjo ditë do jetë shumë më e favorshme për beqarët sesa për ata që janë tashme në një lidhje. Nuk do mungojnë takimet interesante, por për disa do ketë edhe dashuri me shikim të parë. Sektori i financave fatmirësisht do jetë shumë i mirë.
Virgjëresha
Mos luani shumë me ndjenjat e partnerit tuaj sot sepse ka rrezik të përballeni me probleme serioze më pas. E mira do jetë të përkujdeseni më shumë për lidhjen që keni krijuar dhe të ndani së bashku çdo mendim. Beqarët do vazhdojnë të mbeten edhe sot vetëm. Financat do kenë disa vështirësi, por ato do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Mos u shqetësoni!
Peshorja
Ata që kanë pasur mosmarrëveshje kohët e fundit ka mundësi të kalojnë një krizë goxha të vështirë gjatë kësaj dite, ndërsa ata që kanë pasur një lidhje të qetë do vazhdojnë të ndihen mirë pranë atij që dashurojnë. Beqarët do kenë takime impresionuese në momentin që më pak e presin. Ne planin financiar nuk është nevoja të rrezikoni aq shumë për të përmirësuar situatën.
Akrepi
Në planin sentimental do keni fat sot dhe çdo gjë do shkojë ashtu si ju e keni dëshiruar. Ata që janë në një lidhje do e përforcojnë bashkëpunimin me partnerin dhe do iu japin zgjidhje problemeve qe iu kishin dalë para. Beqarët do e gjejnë princin e tyre të kaltër dhe do ndihen më së miri për këtë fakt. Në planin financiar nuk do keni as probleme dhe as surpriza.
Shigjetari
Ditë e mbushur me emocione kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do dëshironi aspak që dita të mbarojë. Edhe për beqarët do jetë ditë premtuese dhe e mbushur me takime. Personat qe do iu joshin do jenë mjaft të veçantë. Me financat duhet të bëni shumë kujdes. Nuk ka ardhur ende koha te kryeni shpenzime të mëdha.
Bricjapi
Venusi do e mbrojë nga çdo gjë jetën tuaj në çift sot dhe do përjetoni emocione të forta një mjedis plot ngjyra. Beqarët do kalojnë një ditë më të bukur dhe me plot takime. Në planin financiar mos kërkoni ta përmirësoni situatën duke luajtur poker apo duke rrezikuar shumë.
Ujori
Ditë e mbushur me surpriza të këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione të njëpasnjëshme dhe do ndiheni më së miri. Beqarët do jenë shumë të turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen. Ndryshoni sa më parë nëse nuk doni të mbeteni vetëm. Në planin financiar do keni fat dhe nuk do përballeni me probleme.
Peshqit
Do jeni shumë xhelozë dhe posesivë me atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe do keni debate të forta. Ndryshoni sa më parë sjellje nëse nuk doni të keni probleme serioze. Beqarët do jenë të shqetësuar për disa çështje familjare dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Në planin financiar do jeni më të qetë, sepse situata do jetë e qëndrueshme.