Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Bashkimin Evropian si një bekim për vende si Shqipëria, veçanërisht në kontekstin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare në Bruksel, Rama u shpreh se përmes integrimit në BE, vendi ka marrë dije dhe mjete për të ndërtuar institucione moderne dhe një shtet që funksionon në shërbim të qytetarëve.
“Përmes BE-së, ne marrim dijen për të ndërtuar institucione, një shtet që ofron për qytetarët e vet, përtej individualiteteve. BE të jep mjetet për të rishpikur veten si komb, si vend dhe si shtet,” deklaroi Rama.
Ai theksoi se në këto dy vite të ardhshme, sfida më e madhe do të jetë që Shqipëria të vazhdojë këtë proces të “rishpikjes”, duke iu afruar gjithnjë e më shumë standardeve evropiane.
Edi Rama: BE është bekimin për një vend i si yni në rajon. Përmes BE ne mund të marrim dijen për të ndërtuar institucionet, shtetin që jep e ofron për qytetarët e vet përtej individualiteteve. Për ta bërë këtë BE të jep mjete për të rishpikur veten si komb, për të rishpikur veten si vend dhe për të rishpikur veten si shtet. BE na ka ndihmuar në si shumicë për të rishpikur veten. Në këto dy vite sfida do të jetë të rishpikur veten duke u afruar gjthmonë e më pranë në mënyrën tonë e të qenit me kërkesat që janë shumë sfiduese.
Mjedisi është sfiduese, kërkesat janë sfiduese edhe për shtetet anëtare.
Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja pse e përmenda që tashmë kemi një ministri më vete, vetëm për mjedisin në një ekip që është rritur gjatë detyrës, me një ministër të ri që është negociatori nga pala jonë dhe duhet të gjejë një negociator që ta shoqërojë.