Për të dytën herë, Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë.

Hetimet janë zgjatur me 3 muaj të tjerë ndërsa shkak është bërë vonesa për kthim përgjigjeje e letërporosive që SPAK ka dërguar jashtë vendit.

SPAK ka caktuar datën 23 dhjetor si afat për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kur pritet të kompletohet dosja për Ahmetajn, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.

Për të njëjtën çështje po hetohen edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt, si dhe ish-bashkëjetuesja e tij për veprat penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.