Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të ketë një godinë të re.

Aktualisht po zhvillohen punimet për ndërtimin e kësaj godine, teksa Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamjet e projektit.

“Po merr formë godina e re e DPSHTRR, një hap tjetër drejt shërbimeve publike më moderne e pranë qytetarëve”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Godina e re e DPSHTRR do të ketë një arkitekturë moderne, ku në katin e parë parashikohet të vendosen automjete të ndryshme.

Ndërsa në brendësi, sipas projektit, do të ketë një ndërthyrje mes hapësirave të gjelbërta dhe drurit.