Por sa më tepër qyteti ynë rritet gjithë raca njerëzore e drejtuar në çështjen e të menduarit edhe te folurit në më mënyrë që studentët e saj të bëhen mësues për të tjerët, ajo ka shkaktuar që emri i Grekëve duhet të kuptohet, jo më në terma fisnore, por në mënyrën e të menduarit dhe njerzit do të konsiderohen Grek në qoftëse ata përfitojnë nga sistemi jonë edukativ, për më tepër se me ata me prej ardhje të përbashkët

-Izokrates Panegyrycus (Athinë 380 Para Krishtit)

Atje një mund të shofi Evropën Përëndimore duke përvetsuar ABC e tij, një Rus mëson Greqisht, një Bizantin mëson punën e Grekëve të lashtë dhe nji Grek pa shkronja mundohet të shqiptoje gjuhën e lashtë në mënyrë korrekte.
-Anna Komnene, Alexaid (Konstantinopul c 1150)

Gjuha që unë kam mësuar është Greqishtja:
shtëpia e njeriut të varfer pranë Homerit në brigjet ranore,
Gjuha ime është kujdesi im më i sinqertë prane Homerit në brigjet ranore.
-Odiseu Elytis. The Axion Esti (1959)

Unë nuk do them se jemi prej nji gjaku,sepse kemi tmerr nga teorija raciale por ne akoma jetojmë në të njëjtin vënd shofim të njëjtat male të cilat përfundojnë në det.
-George Seferis pranimi i fjalës çmimi Nobël për literaturë(1963)

Nji nga figurat më famose Greke sot, shumë e mirënjihur, është Gianis Antetokounmpo i njohur si edhe “Fanatiku Grek”. Kjo jo sepse Antetokounmpo është nji atlet i ditës në SH.B.A. Fytyra e tij gjindet kudo duke filluar që nga ekranet e instruksionit të shoqërisë ajrore Aegan ku çdo pasagjer fillon të vërej fytyrën e tij që nga momenti që fillon turin nëpër vëndin e tij. Ai shifet kudo që nga Kinemat Verore të Athinës deri tek mullinjt me erë të Mykonos, që nga nji motoskaf peshkimi deri në majat e maleve me dëborë të gjitha të filmuara, me kursim shumë të madhë të afishuara deri edhe tek depot boshe. Në Plaka, qytet i vjetër poshtë Akropolit ndodhet nji dyqan që shet sende kujtimore njikohësisht shesin edhe fanelën e Antetokounmpo në ngjyrat të përbashka të Skuadrës basketbollit të Miljuekes Bucks edhe të skuadrës Kombëtare Greke duke e shkruar emrin e tij me gërma Greke.
Çfarë e bën këtë shumë të rëndësishme se Antetokounmpo ka lindur në Athinë nga prindër emigrant të ardhur nga Nigeria. Në Greqi kush lind nga prindër që nuk kanë nënshtesi Greke nuk i njifet nënshtetsia. Ai dhe vëllezërit e tij shisnin derë më derë sahate dhe çanta dore. Kjo vazhdoi deri sa atyre ju zbulua talenti si basketbollista. Në vitin 2013 vetëm atij ju dha e drejta e qytetarisë Greke. Si rrjedhim Greqizimi i tij pranohet si në Greqi edhe përtej kufijëve dhe kalon extremin duke u konsideruar, jo në formë zyrtare, si ambasador i turizmit. Simbas kësaj ai morri frymë lirisht në bazë të idesë se “Greqizimi” i cili nuk bazohet tek raca ose tek përcakttimi etnik  por në aftësin e mësimit gjuhës dhe përqafimit kulturës saj.

Në librin e Roderic Beaton “Grekët: “Një Histori Globale,” e cila shumë thjesht mund të ketë si nën tiltull “Duke u bërë Grek” kjo shprehje kuptohet shumë thjesht nëpër 466 faqet e këtij libri, duke mos përfishirë faqet e hartave dhe fotografive të ndryshme. “Helenizmi” ka plotësisht këtë kuptim. Z. Beaton nji profesor, tashma në pension, i Historisë Greqise Moderne dhe i Historisë Bizantine kohët e fundit ka shkrojtur libra për Bajronin dhe për Greqinë moderne.

Ky libër ka nji audience laike duke e pasur të lehtë mësimin e saj është shumë ambicioze me nji histori plotësisht të kompletuar me riorentim Përëndimor.

Njerët që janë të interesuar në historitë klasike mund të jen të paqartë se si mbretëria Helene është vendosur me ritjen e Romës, mund të supozohet se “Perandorija Romake” u rrëzua në 476. Prej këndej mund të konsiderohet e mirqënë se aftësia e leximit në gjuhën Greke ishte disi e humbur dhe u rizbulua dhe që këtu fillon Rilindja.

Nga prespektiva Greke Roma si qytet dhe si shtet ishte në errësirë por menjiherë me shumë zhurmë u shfaq në skenë.

Perandoria Romake vazhdoi në lindje për një mijë vjet sa që me rënien e Romës Grekët nuk kishin ndonji konsideratë për vehten e tyre përkundrazi ata e konsideronin vetvehten si “Romak”. Grekët kur nuk e ndaluan së foluri gjuhën e tyre dhe njikohësisht vazhduan të mësonin dhe të shkruanin gjuhën e tyre të vjetër.

Duke shikuar me këtë kënd vështrimi egzekutimi i gjërë i përdorimit gjuhës Greke në lindje epokat Përëndimore rezultojnë të jenë nji truk me prespektivë shumë të zbehtë.

Libri fillon në formë lirike me lindjen e Agimit në mëngjezet e vitit 1500 Para Krishtit, duke konsideruar nji nga Mbreterit e vjetra mbas nji tjeter Assyrian, Hittite, Egjyptian, Minoian  përpara se të sqaroj vënd banimet në kodra në Greqinë kontinentale të cilat do të krijojnë civilizimin Mikenas ku Homeri u bazua për të krijuar poemat e tij. Tek Iliada Grekët ( “Helenët” në Greqisht) kurrë nuk janë thirur kështu. Fjala Helene i referohet vetëm një bashkësie të erët.

Duke fallsifikuar idenë e “Greqizimit ” nga grindjet e shumta ndër qytetet shtet kemi invazionin Persian në shekullin e peste para krishtit. Ideja e Grekëve ( në krahasim me Spartanët ose Athinasisit ose Korinthasit) për të luftuar për lirin e Greqis është ruajtur tek dramat e herëshme si “Askili”, “Persianët”.Në çfaqje del në pah reaksioni Persian për humbjen e tyre në Salamis dhe përshkruheshin marinarët Grek duke kënduar me ngazëllim këngë lufte:

Djemtë të Helenës, përpara,
Vendosni lirinë në atdhe, lironi fëmijët tuaj,
Gratë,shtëpijat e trashëgimit stërgjyshor,
Dhe varret e para ardhesve tuaj.

Historiani Grek Herodotus lindi një subjekt Persian dhe shkruajti këto ngjarje pesëdhjet vjet më vonë (nji medium i ri, prozë), e cila më vonë çimentoi legjendën e Grekëve duke i tërhequr të gjithë së bashku me dëshirën për liri përballë nji “barbari” pushtues shumë të madh. (“Barbar” këtu ka kuptimin e atij që nuk flet Greqisht, dikush që nuk ka të folurin inteligjent). Z. Beaton thekson se suksesi i kësaj propogande është i tillë sa që John Stewart Miller pothuajse 2000 vjet më vonë shkruajti se “beteja e Marathonës është edhe si ngjarje në historinë e Anglis e cila është shumë më e rëndësishme se beteja e Hastinëve.”
Edhe pse mbas Athinasit humbën Luftën e Peloponezit me Spartën qyteti kishte levat dhe burimet kulturore. Oratori Izokrates vuri çështjen e Athinës për Greqizim që nga viti 380 para krishtit: “Qyteti jonë ka dhëne kontribut të madh në rritjen e burëris dhe zgjuarsis në fushën e mendimit dhe të folurit kjo shërbeu që studentat tonë të jenë mësues për të tjerët; ajo shkaktoi që emri Grek të kuptohet jo më nën termin fisnor, por të kuptohet në drejtimin kulturor dhe njerëzit do konsiderohen Grek në qoftëse janë të përfshirë në sistemin tone edukativ, për më tepër se me ate me nji preardhje të përbashkët.
______________________________________________________________
Morri qindra vjet  që Athinasit dhe Spartanët e moçëm ta konsiderojnë veten e tyre ‘Grek’. Mbas Aleksandrit ‘Greqizimi’  morri zjarr.
_______________________________________________________________

Në nji letër dërguar Filipit të Maqedonis (babai i Aleksandrit Madh), Izokrati i propozoi se me vonë nji bashkim i Ellas (Greqi)mund ta pushtoi Persin; Aleksandri mund ta bëjë këtë realitet.

Greqia ( me alfabetin e tyre te zgjuar) dhe Greqizimi u bë jo vetëm i përvetsushëm por e dhe u përhap si sëmundje ngjitëse. Mbas pushtimeve të Aleksandrit të cilat përfshin edhe territoret e perandorise Persiane duke përfshirë Afganistanin, Common” ose “Koine” Greqishtja u bë si gjuha franceze në mbretërin e re. Dialekti Koin, Greke, përdorur nga qytetarë Çifutët dhe Romanët jashtë Sirisë të cilët quheshin Paul jep prova vitale për përhapjen e një feje të re, Kristianizmi. Letrat e herëshme të Paulit të këtij sekti të ri formojnë bazën fillestare e Testamentit të Ri.

Të gjitha goditjet vinin për Grekët që flisnin gjuhen e tyre ne Lindje sidomos gjate bashkimit të kryeqyzatës ne vitin 1204  sidomos kur Europianët Përëndimor me kryqëzatatat të kryesuar nga 97 vjeçari Doge i cili shpërndau qytetin Kristian të Konstantinopolit, ose rënies të Konstandinopolit në vitin 1453 nga 21 vjeçari Mehmet II( “Pushtuesi”) jeta mesatare e popullsise që përdorte gjuhën Greke ishte e njëllojtë.

Megjithatë Grekët zunë pozicjone të larta burokratike në administratën e larte  të Perandoris Otomane. Akoma 1453 gjithashtu provon, sikur Mr. Beaton na kujton ne, se ky vit nuk luan të paktën rolin e katalizatorit për Rilindjen në Itali. Refugjati(ose “emigranti”) studiuesit Grek-doreshkrimet-filluan të shpërndahen nëpër qëndrat mësimore të Italisë, të gatshëm për të përvetsuar gjuhën dhe edukimin për tu “Greqizuar”. Kjo ide e Greqizimit ka nji grup vlerash e cila do influencojë më vonë të inkurajojë filohelenasit Europian dhe Amerikan të bashkohen me betejën e Grekëve për të fituar Indipendencën kundrejt perandorisë Otomane.

Tkurrja e fundit që i ndodhi botës që përdorte gjuhën Greke ishte viti 1922. Shkatrimi i Azisë vogël. Lindi ideja e sëmurë duke tentuar për të shtrirë kufijt edhe njiherë si në kohët Bizantine por ata u përplasën me Turqin e re moderne. Në vitin 1923 pati një “ndrim popullsie” kjo do të thotë se më tepër se nji miljon etnik Grek do të kthehen në nji vënd që kurrë nuk e kanë njohtur. Shteti Grek, pa mbushur njëqind vjet, kaloi krizat çuditërisht mirë. Vala e refugjatëve me veshje të veçantë i cili përtyp ushqim egzotik dhe këndojnë këngë për dekadencën e Azisë vogël vërshuan Pireneun dhe Selanikun dhe kjo vale refugjatës u përsërit në mënyrë shumë të dukëshme në Athinë gjatë viteve 2015 dhe 2016.

Emigrantët e ri  erdhën nga qytetet në lindje ku flitej gjuha Greqishte.  Këto qytete ishin si Alepo, Homs, Bagdad, Kabul të cilët ishin mjaft të njohura në harte për përdorimin e gjuhës në fjalë. Gjithashtu ata janë të njohura me poemat e mëmëdheut  të shkrimtarit C.P. Kavafy. Kavafy poet modern Grek i cili lindi dhe vdiq në Aleksandri nuk ka pasur asnji interes për Greqizim dhe etnicitetin e tij. Sikur E.M Foster shprehet: ” Pastërtia racore e mërziste atë, po ashtu edhe idealizmi politik …… Civilizimin ai e respektonte i cili ishte nji bastardhim në të cilin tendosja Greke mbizotëronte edhe vite mbas vitesh, të huajt e kishin zakon ta shtynin për modifikim dhe duhet modififikuar.”

Simbas këtij libri Grekët gjinden kudo.( I treti qytet më i madh me përbërje “Greke” në formë të diskutushme është Melburni). Në vitin 1540 misioni i parë Bizantin në Angli zbulohet nji hordhi mercenarësh Grek në shërbim të Henrikut VIII nën drejtimin e nji farë Thomas i Argos. Jehonën e Argos e përshkruan Eskili: “Ne jemi Helenas dhe nuk kemi frikë nga turmat barbare”( në këtë rast barbarët konsiderohen Francezët). Emigracioni punon në dy drejtimet. Deti Aegan përdored për këtë qëlim dhe hera herës është i rezikshëm. Shumë azila kërkues nga Siria, Iraku, Irani, Afganistani, Kongo dhe nga shumë vënde të tjera e kan synimin në drejtim të Gjermanisë. Por shumë prej tyre mbeten dhe vendosen në Greqi. Shumë prej këtyre vetë mësojnë alfabetin Grek dhe gjuhën Greke duke u adaptuar dhe duke dhënë provim lashtësinë( dhe ndriçojnë) idenë “duke u bërë Grek”.

Grekët: Një Histori Globale”r
Simbas Roderic Beaton
Faqe 588.
Marrë nga W.S.J. Janar 8/9 2022

Perkthyes Abdyl Ali Koprëncka