Nga Namir Lapardhaja
Berisha më kujton një të afërmin tim në kohën e komunizmit, vëllai i të cilit vuante nga shëndeti mendor dhe sa herë që paraqiteshin në psikiatri për t’u shtruar, i sëmuri i thoshte mjekut që kam ardhur për të sjell vëllanë se ka probleme me mendjen.
Të njëjtn gjë më duket se bën edhe Berisha sa herë paraqitet në Prokurori të Posaçme për masën e dhënë nga GJKKO-ja për ‘detyrim paraqitjeje’.
Në vend që të japë llogari për hetimet dhe gjykimin e tij, duke sikur kreu i PD-së është duke hetuar dhe gjykuar Altin Dumanin. Sot, madje, përshëndeti dhe siguroi edhe Departamentin Amerikan të Shtetit që hetimi do jetë gjithëpërfshirës për të gjitha krimet që ka kryer drejtuesi i SPAK-ut.
Që Berisha ka kohë që është shndërruar në një personazh qesharak me ligjërimin e tij, kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim. Por, përveç kësaj, gazetarët që e ndjekin në çdo dalje të tij duhet të marrin vështirësi pune, për vetë faktin se kanë stomak të fortë që arrin të përtyp të gjithë ato që artikulon ai pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur fytyra.
Dumani jo vetëm që do të hetohet dhe gjykohet nga Berisha, por sot u shpall prej tij‘puçist’, njëjtë si më 21 janar prokuroria e përgjithshme e kohës, të cilën nuk e lejoi për të kryer hetime për ngjarjen e bulevardit. Në atë kohë, përveç Ina Ramës u shpallën ‘puçist’ edhe disa gazetarë. Nuk e dimë me këtë shpallje të re ‘puçist’ nga ana e Berishës do shoqërohet me ndonjë grup armiqësor apo Dumani do gjykohet i vetëm nga ‘gjykata penale e PD-së së Berishës’. (Imagjino një pretencë e shkruar nga Sali Berisha, prokuror: Mul Noka, gjykatëse: A. Kalaja!!!).
Gjithsesi, është interesant fakti se gjatë jetës së tij politike Berisha ka shpallur grupe armiqësore puçistësh përafërsisht sa Enver Hoxha. Të jemi të vërtetë, nuk e ka arritur ende, por ka kohë që edhe mund ta tejkalojë./TemA