Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi.
Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. Ai ka nisur të debatojë me ta, duke i ofenduar dhe sharë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici.