Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Has.
Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, ku shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Nezir Sokoli si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.