Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Vendimi është dhënë mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çaça.
Vetëm një ditë më parë, Gjykata e Lartë kishte rrëzuar rekursin e Fetahut për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ajo është nën hetim nga SPAK për korrupsion, në kuadër të dosjes së grupeve kriminale në Elbasan, të drejtuara nga Suel Çela dhe vëllezërit Çopja.