Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 19-vjeçare dyshohet se ka plagosur aksidentalisht kushëririn e saj me një pushkë sportive.

Sipas njoftimit të policisë, është nisur procedimi penal ndaj shtetases K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë.

Ndërkohë, kushëriri i saj, shtetasi D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, ka marrë plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale“, thuhet në njoftimin e policisë.