Ndodhi ajo që pritej. Sala është bërë si Sheherazadja. Me një ndryshim:

Sheherazadja ja tregonte përrallat Mbretit, dhe Mbreti i pëlqente çdo herë më tepër.

Sala ja tregon rrenat demokratëve, dhe demokratët çdo herë neveriten dhe e braktisin duke e lënë të kakarisi majë plehut me rrotull ca spiuna, sigurimsa, hajduta.

Sheherazadja përrallat edhe i shpikte.

Sala nuk shpik përralla. Sala bërtet e ulurin gjithë kohës 1 përrallë.

Përrallat e Sheherazades mbi mrekullinë e rrëfimit të kufizuar dhe të pafundëm si Universi, janë të bukura, janë vlefshme, prandaj dhe të pavdekshme.

Ndërkohë që një kryetar opozite duhet tu flasi ndjekësve të tij për plot e plot tema të tjera, e vetmja përrallëz që Salë investigatori i rrëfen çetës së mbetur të besnikëve të rrjedhur, është: Ky, ay, ai tjetri, e vrau, e preu, e vodhi, e xhvati, ky vodhi kaq, ky tjetri aq këtë e pret burgu, atë e pret vdekja. Dhe me kaq Sala kujton se shpiku rrotën për t’ja vënë karrocës që ta çojë te pushteti. Po më 10 tu qesh o Salë.

Sala nuk i ka mirë punët as me të vetmen përrallë. Sala përrallën nuk e rrëfen. Sala përrallën e pshurr. Përralla disgustose investigative e Salës me hajdutë dhe halabakë mbetet pellg shurre te këmbët e Salës.

Nuk e meritojnë shqiptarët tua vjedhë jetët me pshurrje dhe pellgje një komunist noterik.

O Sale, që thu se je Misionar duke vrarë, djegur, vjedhur. Nuk bëhet opozita me përrallëza me hajduta si vetja. Opozita bëhet si e bënë ata me të cilët ty s’të lidh asgjë. Me bejlerët, agllarët, rilindasit, pasunarët, me frymë, me idealizëm, me pasion, dedikim, sakrificë, duke dhënë, jo duke marrë. Ti o Salë bën krejt të kundërtën.

Duhet bërë diçka që Sala të vijë në vete të mos të ngrefet si investigator, si komisar Katani, si inspektori i policisë Maigret, ose tjetri inspektor Clouseau.

Si me e bo Salën të mos pshurri por të flasi ?

Një zgjidhje do ishte me e ngrejtë Sheherazaden ta mësojë Salën si flitet bukur, si prralloset këndshëm, si rrehet me stil, dhe ndoshta Sala ta çudisi Sheherazaden e përrallave të bukura me përbindësha që dalin nga shpellat ose shishet, duke i rrëfyer si rrehen kaq kollaj shqiptarët me pare të vjedhura, ose si e ka forcu Sala partinë duke e zvogëluar, ndërkohë që edhe budallai e di se nga kokrra e lajthisë te galaktikat, çdo gjë që zvogëlohet, forcohet.

E pamundur. Çvarrosja e Sheherazades me gjithato vinça dhe buldozera ka kosto të lartë, dhe ndoshta korrupsion.

Por ka një zgjidhje tjetër.

Për fat, është gjallë Klodiana. Ajo investigatorja simpatike, energjike, e talentuar, ajo me ato flokët që i derdhen mbi supe si ujëvara të vogla që përmbytin botën me ëmbësi, ajo që duke qenë ende gjallë, s’ka telashe për çvarrosje.

S’ka pse i ngelet hatri Salës pse po këmbehet me një çupërlinë. Për më tepër që “Sala dhe Klodiana” tingëllon deri diku si “Romeo & Xhulieta”, me gjasa do e pranojë Sala rrokadën.

Të vijë Klodiana pra t’i rrëfejë përrallëzat me vjedhje dhe burgje, xhvatje she vrasje, më bukur dhe më besueshëm se së bashku: Sala, Sheherazade, Hitchkoku, Dario Argento.

Klodiana energjike me gjithatë përvojë nëpër llagëmet labirintike të politikës shqiptareske, investigatore me nam, është ekzakt si e ka qef Sala në çdo këndvështrim. Dhe, kryesorja, Klodiana nuk do bëjë opozitë me pare të vjedhura, por me paret e veta. Ose pa pare fare, çka Salë Hajduti as e përfytyron dot.

Ndërkohë që Klodiana zëvendëson Salën në krye të Opozitës, Sala të zbresi nga plehu ku ka hipur të shkojë të zëvëndësojë Klodianën nëpër banaqe. Po bëri naze, të merret zvarrë. Në fund të fundit lëvizje për të mirën e tij është. Më mirë majë banakut se majë plehut. T’i bëjë prej andej Sala, mosbindjet, revolucionet, protestat, kryengritjet. Demokratët shqiptarë nuk duan dhunë, duan paqe. Po të kishin dashur dhunë nuk do e kishin lënë Salën 16 vjet në opozitë, që është turpi i botës, por do e kishin kallur Salën dhe SHQUP-in si në Nepal.

Po su bë kjo rrokadë, ku ma gjen barin e Yuri Kimit që do duket spinaq, lakër, elisir, para asaj që ka zbuluar shkenca e sotme se: Po të stërvitet paraprakisht, njeriu mund të hajë edhe feçen e vet.