Nga Ermal Dredha

Qysh nga 11 maji, Berisha dhe politikanë të tjerë të PD-së kanë dalë përditë nëpër ekrane, duke u munduar të shpjegojnë sesi janë shtuar votat e PS-së (“treni bullgar” në një fshat të Peqinit, kamera e qendrës së votimit në një fshat të Fierit, bonuset e pensionistëve, votat e emigrantëve nga Greqia, etj, etj.).

Por para se të shpjegojnë pse u rritën votat e PS-së, ata duhet të shpjegojnë pse votat për koalicionet zyrtare të PD-së kanë pësuar rënie dramatike nga 2009-ta e këtej…

Kështu, më 2009, koalicioni zyrtar i PD-së siguroi plot 713 mijë vota të vlefshme (shihni grafikun e mëposhtëm).

Nga zgjedhja në zgjedhje, votat e koalicioneve të PD-së u tkurrën, dhe më 11 maj 2025 zbritën në 529 mijë.

Edhe këtë nivel të ulët e kapën falë ndihmës së 30 mijë votave të ish-LSI-së dhe të 47 mijë emigrantëve që e dërguan votën me postë.