Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë momente nga një mbrëmje e veçantë me komunitetin shqiptar në New York, ku mori pjesë së bashku me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet e emocionuar nga atmosfera dhe ndjenja e krenarisë kombëtare që përcolli ky takim, duke u ndalur veçanërisht te momenti kur himni shqiptar u këndua nga bashkëatdhetarët në SHBA.
“Zemra plot kur himni kuqezi këndohet mes shqiptarësh në SHBA! Me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj në një mbrëmje të veçantë me komunitetin shqiptar në New York, që nga e shkuara e mundimshme drejt një jete me sukses e dinjitet, sot rezonon si vlerë e shoqërisë amerikane, pa u shkëputur kurrë nga rrënjët e origjinës,” shkruan Spiropali.
Mbrëmja është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve zyrtare të delegacionit shqiptar në SHBA, në prag të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.