Partia Socialiste ka zgjedhur sot nënkryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga Opozita. Mësohet se në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale do të vendoset Eduard Shalsi, ndërsa Erjon Malaj nënkryetar i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Te Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik do të jetë Iris Luarasi ndërsa në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportin do të jetë Evis Kushi.
Emrat e Zgjedhur:
Eduard Shalsi – Nënkryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Iris Luarasi – Nënkryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Evis Kushi – Nënkryetare e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportin
Erjon Malaj – Nënkryetar i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën