Deputeti i partisë socialiste , Erion Braçe, ka postuar një mesazh që i ka dërguar një qytetar, i cili ankohet se në rrugën “Mustafa Matohiti”, njohur ndryshe si rruga e “Salës”, nuk janë liruar hapësirat publike ashtu siç edhe është thënë nga qeveria.

Braçe i është përgjigjur se edhe aty do të duhet që të heqin tendat që kanë zaptuar hapësirat publike.

Deputeti krahë postimit ka publikuar edhe një video të rrugës “Mustafa Matohiti”.

Kujtojmë se prej korrikut të këtij viti qeveria ka nisur një aksion për prishjen e të gjitha strukturave të bizneseve që zënë hapësirat publike, ky aksion është ndërmarrë në nivel kombëtar dhe ka ardhur me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Braçes

“O deputet po ktu ke rruga Mustafa Matohiti, rugica e Sales, pse nuk e lironi hapesiren publike? Vetem per ne ne komune fole me na i prish ti. Na shife vete soshte prek asigjo e asnjoni”.

Ilir, rrofsh per videon. Bej durim, do clirohet cdo centimeter, keshtu na kane thene.