Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli në Durrës sipas raportimeve nga terreni. Një çantë e dyshimtë, e cila përmbante lëndë eksplozive, është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve që ndodheshin në zonë.

Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar perimetrin dhe evakuuar njerëzit përreth. Për neutralizimin e lëndës plasëse është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kryen shpërthimin e kontrolluar.
Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Kujtojmë se pak muaj më parë një tjetër çantë u vendos poshtë pallatit ku ai banon.