Reperi Fero i është kundërpërgjigjur modeles Arbenita Ismajli, ish-gruas së tij, pas akuzave të kësaj të fundit. Në rrjetet sociale, Fero i konsideron akuzat si të rreme me të cilat do të përballet në gjyq.
Ai thotë se ajo e fitoi famën vetëm prej tij.
“Tre vite më vonë tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash nuk di, je analfabete. Mos harro, famën që ke marrë e ke prej meje. Vetëm pasi ra urdhër-arresti, fillove të flasësh gjëra pa kuptim. Për shpifjet, do të merret gjykata me ty. Ti je në arrati, jo unë”, ka shkruar Fero.
Më herët, Arbenita akuzoi se Fero është i përfshirë në shitje droge, dhe se e ka dhunuar e tradhtuar atë.
Arbenita dhe Fero janë të divorcuar tashmë. Së bashku janë prindër të një vajze.