BAKU, Azerbajxhan – Formula 1 mbylli provat zyrtare për Çmimin e Madh të Bakusë, që e zhvillon garën finale të diel në orën 13:00 me atë shqiptare. Max Verstappen i Red Bull ia doli të ishte më i shpejti në pistë duke marrë ‘poleposition’ para Sainz dhe Lawson, ndërsa Lewis Hamilton ishte një zhgënjim që në xhiron e dytë. Edhe Leclerc shumë larg në nisjen e nesërme, vetëm i dhjeti.
Verstappen siguron një ‘poleposition’ për herë të gjashtë këtë sezon, ndërsa Lando Norris me McLaren do niset nga vendi i shtatë. Një ditë “jo” kjo për skuderinë kryesuese, që në pistën qytetase të Bakusë dhe në rrugët e ngushta nuk ka dhënë më të mirën, të paktën në provat zyrtare.
Për momentin renditjen sezonale e kryeson Oscar Piastri me 324 pikë, ndjekur nga shoku i ekipit McLaren, Lando Norris me 293 pikë. Pas tyre Verstappen me 230 pikë. Për ekipe, McLaren prin me 617 pikë, ndjekur nga Ferrari me 280 pikë.