Pas një udhëtimi në shumë qytete të Shqipërisë “Festa e Miqësisë” u ndal mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

“Festa e Miqësisë”, aktivitet tashmë tradicional që këtë vit feston 10-vjetorin, solli për kryeqytetasit dhe vizitorët muzikë live nga artistë të njohur dhe një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse.

Në një atmosferë të ngrohtë, këtë fillimshtatori në sheshin “Skënderbej” këndoi këngëtari Luiz Ejlli, i cili performoi disa këngët e tij më të njohura.

Po ashtu, qytetarët mirëpritën performancën e Eranda Libohovës dhe këngëtarëve të tjerë të ftuar.

“Festa e Miqësisë” vijon dhe mbrëmjen e sotme ku do të ngjiten në skenë këngëtarë të tjerë të njohur si Aurela Gaçe, 3 Musketierët, Three Dots, Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, West Side Family, Renis Gjoka, Matues Frroku, etj.

Organizmi i kësaj feste mbështetet nga bashkia e Tiranës.