Nga Eduard Zaloshnja

Tani që rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit janë certifikuar zyrtarisht, mund të bëjmë një radiografi elektorale të atyre rezultateve.

Në këto zgjedhje, ndryshe nga ato të vitit 2021, mund të votonin me postë edhe zgjedhësit e diasporës. Dhe partitë kryesorë zhvilluan një fushatë të ethshme në diasporë për të shtuar sa më shumë vota nga diaspora.

Brenda vendit, si PS edhe PD-ASHM pësuan firo në numrin e votave krahasuar me 2021 – PS shënoi vetëm 4.5% firo në vota brenda vendit, kurse PD-ASHM pothuaj 34%. Por PS-ja mori mbi 122 mijë vota nga diaspora, kurse PD-ASHM vetëm 47 mijë…

Me ndihmën e votave të diasporës, PS arriti që ta shtojë 11.5% numrin e votave, krahasuar me 2021. Ndërsa PD-ASHM vetëm e zbuti pak firon e votave, krahasuar me votat që kishin marrë përtitë përbërëse të koalicionit më 2021.

Ndër qaret, Fieri rezultoi me firon më të madhe të votve të PD-ASHM. Ndërsa Kukësi rezultoi me më të ultën (shihni tabelën e mëposhtme).