Në seancën e ditës së sotme ku qeveria e kryeministrit Edi Rama do të merrte votëbesimin e Kuvendit për planin qeverisës si dhe për ministrat e zgjedhur të kabinetit, u kthye në një kaos total duke çuar si ansjëherë më parë në votim të menjëhershëm dhe përfundim të seancës për 25 minuta.

Ndërkohë të pranishëm në elozhet e Kuvendit kanë qenë dhe ambasadorë të huaj, përfshirë këtu ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Gabriel Cremades Ventura në kohën kur deputetët e opozitës ishin çuar duke hedhur libra të rregullores e shishe uji drejt Ramës dhe ministrave, shihet duke vënë duart në kokë.