Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13 aplikantë, në listën përfundimtare u kualifikuan: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj.
Vakanca për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese u shpall nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes.
Ndërkohë, të enjten, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të shqyrtojë dhe të bëjë vlerësimin e kandidaturës së Denar Dibës.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj.