Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar operacionin me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Në Lushnjë në pranga janë vendosur Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç; në Tiranë u arrestua ⁠Marius Kodra 28 vjeç; në Divjakë u vendosë në pranga Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Ndërkohë në kërkim u shpallën e dhe dy 35-vjeçarë.

Autoritetet njoftuan se gjatë hetimit disa mujor u kryen 83 kontrolle personash dhe banesash në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjutera, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash. Gjithashtu, për llogari të hetimit, autoritetet shqiptare bllokuan 6 llogari të kriptomonedhave.