Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shqipëri kanë mbërritur sot në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) në mbledhjen që zhvillohet sot në hapje të garës për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Në rendin e ditës së mbledhjes plenare të sotme, pika kryesore ishte diskutimi dhe miratimi i projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për drejtuesin e SPAK”, çka i hap rrugë garës për drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë.
Rendi i ditës përfshinte gjithashtu:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 4 shtator 2025;
2. Diskutimi dhe miratimi i projekt-vendimit për shpalljen e vendit vakant për drejtuesin e SPAK;
3. Diskutimi dhe miratimi i projektraporteve të vlerësimit etik dhe profesional për tre prokurorë:
1. Françesk Ganaj
2. Ermira Manelli
3. Hysni Mulaj
Mbledhja gjithashtu parashikon hapësirë për pyetje dhe diskutime të tjera të karakterit institucional.