Ancient walls in Pompeii with volcano Vesuvius in the background

Hipotezat e mëparshme, bazuar në analizën e trupave të vdekur, janë rrëzuar nga testet e reja të ADN-së.

Shkruar nga Nidhi Subbraram.
Katërshja e studiuar tregon se këta persona nuk kishin lidhje familjare, siç ishte menduar më parë. Po ashtu, çifti që supozohej të ishte nënë e bijë, rezultoi se nuk ka lidhje të tillë. Rrëfimet e tjera gjithashtu nuk konfirmojnë teoritë e mëparshme për jetën e njerëzve që humbën së bashku gjatë shpërthimit të Malit Vezuv në kohën e lashtë. Analizat e reja të ADN-së zbuluan një seri mospërputhjesh me skeletet e gjetura.

Kur banorët e Pompeit vdiqën nga hiri i nxehtë dhe gurët që shpërthyen nga Vezuvi në vitin 79 pas Krishtit, materiali vullkanik i mbuloi plotësisht gjatë shkundjeve të qytetit, me një valë pyroklastike. Arkeologët zbuluan në mënyrë të pjesshme historitë e ruajtura të banorëve, duke marrë të dhëna nga xhevahiret që mbajnë dhomat dhe nga vendet ku u gjetën.

Por analizat e ADN-së, të marra nga kockat dhe dhëmbët e katërmbëdhjetë banorëve të Pompeit nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë, kundërshtojnë teoritë e arkeologëve.

Në një tregim nga një shtëpi trekatëshe e pasanikëve, e njohur si “Shtëpia e Byzylykut të Artë”, supozohej se jetonte një familje, përfshirë dy fëmijë. Byzylyku prej ari i rëndë që mbahej nga një prej personave besohej se i takonte nënës, pasi emri i saj ishte shkruar në të.

Por analizat e fundit të ADN-së treguan se të gjithë ishin meshkuj dhe të paktën tre prej tyre kishin lidhje gjenetike. ADN-ja e katërt ishte degraduar dhe nuk lejoi përcaktimin e lidhjes së afërt.

“Çdo situatë e veçantë që ne kemi supozuar nuk është e vërtetë,” thotë Alissa Mittnik, gjenetiste që studion trupat e kohës së lashtë në Institutin “Max Planck” për Antropogjenetikë në Leipzig, Gjermani, dhe pjesëtare e grupit që publikoi rezultatet në revistën Biologjia e Sotme në nëntor.

Në oborrin e një shtëpie tjetër u gjetën nëntë trupa. Dy prej tyre ishin shumë të dëmtuar dhe dukeshin të përqafuar. Fillimisht, u mendua se ishin dy motra, nënë e bijë, ose dy dashnorë. Por Mittnik dhe grupi zbuluan se një prej tyre ishte mashkull. ADN-ja e trupit tjetër ishte shumë e degraduar dhe nuk lejoi përcaktimin e seksit apo lidhjeve gjenetike.

Studimi i ADN-së së trupave të lashtë ndihmon për të përcaktuar moshën, gjininë dhe kohën e vdekjes së individëve. Megjithatë, materiali biologjik degradohet me kalimin e kohës, ndërsa temperatura e lartë e qytetit e përshpejton këtë proces.

“Duke u përballur me këto sfida, autorët bënë një punë të shkëlqyer për të marrë informacion gjenetik. Ata dhanë të dhëna të vlefshme për individët brenda Pompeit,” tha Gabriele Sorrano, antropolog molekular në Universitetin e Romës. Ton Vegata, pjesëmarrës në një grup tjetër që studionte gjenezën e personave të vdekur në Pompej, shtoi se punimi është shumë i rëndësishëm.

Mittnik heshti për spekulime rreth personave që studiuan, por tha: “Mendoj se është një moment shumë emocionues, mjafton të kesh aftësinë për të marrë ADN nga aty.”

Ne, me të vërtetë, nuk ishim të sigurt nëse do ta arrinim këtë.

Përktheu Abdyl Ali Koprëncka.
Marrë nga WSJ, botim i Weekendit 28/29 Dhjetor 2024, New York, “Review Section.”