Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha ka marrë pjesë këtë të martë në homazhet për nder të regjisorit të njohur Dhimitë Anagnosti, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Berisha është ndalur dhe mediat për të folur për figurën e tij, i cili duhet theksuar ka mbajtur postin dhe e ministrit të Kulturës gjatë mandatit të parë të Partisë Demokratike, ku Berisha ka qenë President i Republikës.

Nga ana tjetër Anagnosti ka qenë dhe deputet për dy legjislatura i Partisë Demokratike.

“ Mbasi përcjellim për në banesën e fundit një kolos të vërtet dhe të gjenisë artistike të kombit shqiptar, Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve dhe regjisorëve dhe skenaristëve shqiptar më të shquar të vendit. Ai lë një trashëgimi që do jetoj në jetë të jetëve. Ai ishte i pamëshirë për të përsosur veprën e tij. Ai që në vitit 90 u angazhua në përmbysje të diktaturës dhe në dy legjislatura ishte deputet i PD-së. Ishte një personalitet i rrallë dher do mbahet mend në memorien e kombit. “-tha Berisha.