Dashi

Gjatë kësaj dite do jetë sektori profesional ai që do privilegjohet dhe mund të keni arritje të mëdha nëse tregoheni realistë dhe të duruar. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të keni edhe kontradikta. Nuk do mendoni shumë për tjetrin dhe duke e lënë pas dore ai do ndihet tërësisht bosh. Nëse nuk doni ta humbni ndryshoni sjellje. Ju beqarët do veproni si ta mendoni për momentin dhe mundet të filloni një lidhje që në fakt ka për të vazhduar gjatë. Në punë ka shumë mundësi t’ia dilni mbanë në çdo angazhim që do merrni. Askush nuk do jetë mbi ju, madje shpesh do iu kërkohen këshilla. Financat do e kalojnë fazën delikate dhe do jenë më të qëndrueshme.

Shëndeti: Mund të ndiheni pak të lodhur nga angazhimet, prandaj mos e teproni dhe pushoni sa duhet.

Këshilla e Ditës: Gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës personale që të mos dëmtoni marrëdhëniet.

Demi

Saturni do iu japë energjinë e duhur sot për t’iu shkuar deri në fund gjërave dhe për të arritur çdo objektiv. Do jeni edhe këmbëngulës. Për ju që keni një lidhje Dielli do jetë shumë i favorshëm. Ai premton një ditë shumë të këndshme, të mbushur plot sensualitet, bashkëpunim dhe ngrohtësi. Personi që do takoni ju beqarët do iu bëjë të dridheni dhe të mos e hiqni mendjen për asnjë çast nga ai/ajo. Në punë as nuk duhet të dyshoni për aftësitë tuaja. Sado të ngarkuar të jeni dhe sado në vështirësi të ndodheni do ja dilni mbanë. Financat nuk do jenë ashtu si duhet. Mos luani as me lojëra fati sepse më shumë do humbni sesa do fitoni.

Shëndeti: Në përgjithësi i qëndrueshëm, por mos e lini pas dore aktivitetin fizik.

Këshilla e Ditës: Fokusohuni tek gjërat reale dhe mos humbni energji me iluzione apo shpresa boshe.

Binjakët

Do jeni të mençur, të duruar dhe të respektuar gjatë kësaj dite. Duke pasur këto tre cilësi çdo gjë ka për t’iu ecur edhe më mirë. Planetët do sjellin më shumë bashkëpunim në çift. Për pasojë dita pritet të jetë shumë e bukur dhe e ngrohtë. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Për ju beqarët, dashuriçkat do jenë më të shumta se çdo herë tjetër. Edhe pse nuk do filloni një lidhje serioze kënaqësia do jetë e madhe. Në punë do jeni mbështetje e fortë për gjithë kolegët dhe në disa momente mund të lini pas dore gjërat tuaja. Paratë do jenë goxha më të mira dhe do mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër pa e vrarë shumë mendjen.

Shëndeti: Do ndiheni energjikë, por kujdes me lodhjen mendore. Gjeni kohë për relaksim.

Këshilla e Ditës: Jepni mbështetje të tjerëve, por mos harroni edhe veten tuaj.

Gaforrja

Sot nuk do i bëni gjërat përgjysmë dhe nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Do keni fuqi, durim dhe këmbëngulje pafund. Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft e ngrohtë dhe ju do tregoheni më realiste sesa kohët e fundit. Kjo në fakt do iu hapë më shumë sytë dhe do i mendoni gjërat më mirë. Nëse jeni beqarë nuk duhet të joshni përtej limiteve sepse në vend që të gjeni atë që kërkoni do merrni një nam të keq që do e vuani gjatë. Në punë do jeni më të suksesshëm nëse keni një kompani tuajën ose nëse ushtroni një profesion të lirë. Kujdes me shpenzimet e tepruara nëse nuk doni ta çekuilibroni buxhetin tuaj.

Shëndeti: Do ndiheni me energji, por kini kujdes me ushqimin pasi stomaku mund të jetë i ndjeshëm.

Këshilla e Ditës: Përdorni këmbënguljen tuaj me mençuri dhe mos e shndërroni atë në kokëfortësi.

Luani

Nëse keni pakënaqësi apo dyshime më mirë flisni hapur sot dhe mos mbani gjëra përbrenda. Për ju që jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin mund të kalojë një ditë paksa të vështirë. Mos u viktimizoni sepse në këtë mënyrë do ia ngrini edhe më shumë nervat atij. Nëse jeni beqarë do e bëni për vete atë që dëshironi dhe ai nuk do mund t’iu rezistojë dot. Më në fund erdhi edhe dita juaj. Në punë shihni nga të gjitha anët para se të veproni, edhe pse do jeni bindës dhe do keni mbështetjen e të gjithëve. Shmangni operacionet e ndërlikuara financiare nëse nuk doni që financat të dobësohen ndjeshëm. Ditë e pafavorshme për këtë sektor.

Shëndeti: Nervozizmi mund t’ju lodhë më shumë se zakonisht. Mbani një ritëm më të qetë.

Këshilla e Ditës: Zgjidhni komunikimin e hapur në vend të heshtjes që lëndon.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite duhet të veproni me shumë takt sepse as nuk e mendoni çfarë mund t’iu ndodhë në momentin më të papritur. Ju që jeni në një lidhje do ecni në një fushë të minuar. Nga momenti në moment mund të lindin debate dhe konflikte të cilat do ua shtojnë mërzitjen. Ju beqarët edhe pse do lodheni paksa do mund të gjeni personin që keni ëndërruar. Mos e lini atë t’iu ikë nga duart. Në punë sido që të vijnë gjërat mos u izoloni dhe mos mendoni se nuk ka rrugëdalje. Kërkoni mbështetje nga kolegët dhe gjithçka do zgjidhet. Në planin financiar nuk do tregoheni aspak të arsyeshëm. Dijeni se po nuk e shtrënguat pak rripin nuk do fitoni asgjë.

Shëndeti: Mund të ndiheni të tensionuar. Një shëtitje ose aktivitet relaksues do ju ndihmojë shumë.

Këshilla e Ditës: Kujdes me fjalët dhe reagimet. Heshtja nganjëherë është më e vlefshme se një debat.

Peshorja

Hëna dhe Urani do ju mbajnë nën presion gjatë kësaj dite dhe në disa momente do keni frikë të hidhni hapa. Neptuni do iu bëjë më të kthjellët ju të dashuruarve. Nëse keni pasur mosmarrëveshje do mundoheni t’i sqaroni dhe do flisni më hapur me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë nuk do keni asnjë takim interesant dhe nuk do mundeni dot ta ndryshoni statusin. Në punë do ju kërkohet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur objektivin. Në fakt edhe pse të lodhur ju nuk do kurseheni aspak. Në planin financiar Mërkuri do iu japë ide shumë të mira se si ta përmirësoni buxhetin dhe shumë shpejt do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

Shëndeti: Mund të ndiheni shpesh të tensionuar. Pushoni më shumë dhe shmangni lodhjen e panevojshme.