Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thotë se presidenti rus, Vladimir Putin mund ta ketë strategji rrjedhjen e informacionit me Bloomberg, me synim që të krijojë përçarje në Perëndim.

“Putini mund t’i ketë lejuar burimet e Kremlinit të ndajnë logjikën e tij me Bloomberg, duke kërkuar të shfrytëzojë tensionet midis zyrtarëve evropianë dhe amerikanë dhe të nxisë narrativën më të gjerë ruse se një fitore ruse është e pashmangshme ndërkohë që ka krijuar frikë në shoqërinë ukrainase përpara dimrit të viteve 2025-2026”, kështu thonë analizët për ISW.

Ata komentuan raportin e medias amerikane se burime pranë Kremlinit thanë se Putini kishte arritur në përfundimin se përshkallëzimi ushtarak ishte mënyra më e mirë që Rusia ta detyronte Ukrainën të hynte në negociata paqeje sipas kushteve të saj, duke besuar se Trump nuk ka gjasa të “bëjë shumë” për të forcuar mbrojtjen e Kievit.

“Theksi nga burimet e Kremlinit mbi dështimin e supozuar të administratës Trump për të ndikuar në vendimmarrjen e Putinit ka të ngjarë të jetë një përpjekje për të shfrytëzuar tensionet midis zyrtarëve amerikanë dhe evropianë dhe për të mbjellë mosmarrëveshje të mëtejshme midis aleatëve perëndimorë. Kremlini ka kërkuar prej kohësh të ndajë mbështetësit amerikanë dhe evropianë të Ukrainës në mënyrë që të dobësojë mbështetjen kohezive perëndimore për Ukrainën dhe e ka intensifikuar këtë fushatë që kur Trump mori detyrën në janar 2025.”, analizon ISW.