Kryeministri Edi Rama komenton rrugën e Shqipërisë drejt BE. Në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, Rama tha se është e rëndësishme udhëtimi drejt BE, duke theksuar se vendi ynë duhet të bëhet një vend që vepron njëjtë si të ishte anëtare e BE.
“Procesi për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar. Udhëtimi është ai që kemi nevojë, nëse ne bëhemi një vend i cili vepron si një vend anëtar i BE, kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund ti japim fëmijëve tanë, për tu rritur në një shtet ku institucionet funksionojnë si në Itali apo një vend tjetër mesdhetar”, tha Rama.