Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar betejën e pafund të Partisë Demokratike për çështjen e vulës.

Në një reagim, Manjani thotë se prej më shumë se tre vitesh në PD zhvillohet e njëjta histori: kush e ka vulën. “Luli, Alibasha, Gazi, Muli, Saliu… kush e ka vulën dmth? Kjo është e gjithë beteja në PD e në opozitë. Më shumë se 3 vite njësoj, i njëjti muhabet,” shkruan ai, duke nënvizuar absurdin e një debati të zgjatur pafund.

Por, sipas tij, opozita e ka treguar se kur bëhet fjalë për interesa financiare, vula gjendet menjëherë. “Megjithëse për paratë e La Civitës e gjetën vulën. E çuan deri në Amerikë madje. Se vula e shkretë nuk është nongrata. Nuk kërkon as vizë për të shkuar në Amerikë. Thjesht kërkon një xhep ku të rrijë dhe një çantë me para me vete,” shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Po hyjnë në vitin e katërt duke kërkuar ku është vula. Kush e ka vulën… Më duket se u ka humbur fare, e bëjn sikur po e kërkojnë…
Luli, Alibasha, Gazi, Muli, Saliu, kush e ka vulën dmth? Kjo është e gjithë beteja në PD e në opozitë. Më shumë e 3 vite njësoj, i njëjti muhabet.

Me t’thënë mendja se fjalët i kanë perla, por thjesht s’po gjejnë vulën…

Megjithse për paret e Lacivitës e gjetën vulën. E çuan deri në Amerikë madje. Se vula e shkretë nuk është nongrata. Nuk kërkon as vizë për të shkuar në Amerikë. Thjesht kërkon një xhep ku të rrijë dhe një çantë me para me vete.