Policia izraelite ka arrestuar ish-deputeten Haneen Zoabi me akuzën e anëtarësimit në një grup terrorist dhe nxitjes së terrorizmit, sipas medias izraelite Ynet.
Zoabi, e njohur në shtetin hebraik për kritikat e saj të ashpra ndaj qeverisë, shërbeu në Knesset nga viti 2009 deri në vitin 2019 si përfaqësuese e partisë nacionaliste palestineze dhe pakicës arabe Balad.
Sipas Times of Israel, ish-deputetja u arrestua për një fjalim që mbajti në Vjenë në tetor 2024, në të cilin ajo “justifikoi 7 tetorin” dhe dukej se shprehte solidaritet me Hamasin.
“Komentet e saj ngrenë dyshime për identifikim publik me një grup terrorist dhe nxitje të terrorizmit”, tha policia në një deklaratë.