Jose Mourinho është lidhur me një kalim si trajner te Benfica në Portugali. Humbja 2-3 me përmbysje e Benficas të martën kundër Qarabag në Champions League solli edhe shkarkimin e trajnerit Bruno Lage nga portugezët. Pas 55 ndeshjeve në stol, drejtuesit në Portugali nuk e kapërdinë dot humbjen nga Qarabag dhe morën këtë hap.
Tanimë është Jose Mourinho, emri i të cilit lidhet me një rikthim te Benfica, klub ku 62-vjeçari nisi karrierën e trajnerit për herë të parë në vitin 2000 dhe e drejtoi ekipin në 10 takime.
Presidenti i klubit, Rui Costa, tha se ata synojnë të kenë një trajner të ri deri të shtunën, por nuk u mbështet në spekulimet se Mourinho është kandidati i tyre i preferuar. BBC Sport ka mësuar se Mourinho është i hapur për t’u rikthyer të punojë në Portugali.
Mourinho u shkarkua nga Fenerbahce më 29 gusht, dy ditë pasi klubi turk u eliminua nga play-off e Champions League, si për ironi të fatit nga Benfica.
“Profili i trajnerit të Benfica-s duhet të jetë ai i një fituesi”, tha Costa. Mourinho duket gati.