Burime kanë bërë me dije se gjyqtarja Irena Gjoka i ka dorëzuar më parë gjyqtarit Erion Bani kërkesën për dorëheqje nga çështja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kjo kërkesë nuk është pranuar dhe sot Irena Gjoka është realore në seancën paraprake për të shqyrtuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë.
Dorëheqja e Gjokës është kërkuar dhe nga avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Çakrani, të cilët pretendojnë se gjyqtarja ka probleme me ligjin.
Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, dhe ka caktuar po ashtu masat e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, tashmë të pandehur. Gjoka ka qenë gjithashtu objekt i sulmeve të vazhdueshme të Berishës, duke e cilësuar si delinkuente dhe kriminele.