Presidenti Turk, Rexhep Tayyip Erdogan, iu drejtua të pranishmëve në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Erdogan e nisi fjalimin e tij, duke shprehur pakënaqësinë që presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas, iu ndalua të vinte në New York. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Palestinës ta bëjnë sa më shpejt.

Më pas ai shfaqi një fotografi nga Gaza, ku shihen fëmijët e uritr, duke kërkuar ushqim. Udhëheqësi turk tha se secili prej këtyre njerëzve është një qenie njerëzore dhe janë njerëz të pafajshëm. Ai tha ndër të tjera se njerëzit nuk vriten vetëm me armë, por edhe nga uria.

“Qëndrojmë këtu përpara jush në emër të 86 milionë qytetarëve tanë dhe të vëllezërve e motrave tona palestineze, zërat e të cilëve po përpiqen të heshtën. I ftoj të gjitha vendet që ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin shtetin e Palestinës. Qëllimi i OKB-së është të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ndërsa ne flasim këtu, Izraeli po masakron civilë në Gaza. Numri i civilëve të plagosur në Gaza ka kaluar 65 mijë. Fatkeqësisht, ende nuk dihet numri i personave që ndodhen nën rrënoja. Secili prej këtyre njerëzve është një qenie njerëzore, janë njerëz të pafajshëm. Njerëzit nuk vriten vetëm me armë, por edhe nga uria.

Në shekullin XXI-të, në një botë që quhet e civilizuar, njerëzit po vdesin nga uria. Po ju tregoj një fotografi nga Gaza. Këto janë gra që mbajnë tenxhere bosh në duar. Më përgjigjuni – a ka ndonjë justifikim për këtë brutalitet në vitin 2025? Kjo pamje e turpshme nga Gaza përsëritet çdo ditë. Mbështes Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së që vazhdimisht e sjell në vëmendje gjenocidin në Palestinë dhe e përgëzoj edhe kësaj here për qëndrimin e tij. OKB-ja nuk ka qenë në gjendje të mbrojë as stafin e saj në Gaza. Njerëz janë vrarë,” tha Erdogan.