Moderatorja Luana Vjollca festoi ditëlindjen, duke ndarë me ndjekësit pamje nga një ditë e mbushur me surpriza, natyrë dhe shumë trëndafila.
Në mesin e stories së saj në Instagram, një foto ka tërhequr vëmendje të veçantë.
Bëhet fjalë për një imazh (shishe tekila) që fansat vunë re se ngjason me një postim të mëparshëm të Krenar Çoçajt, ish-partnerit të saj.
Si mbishkrim Luana vendosi në foto: “Mine / I imi”.
A tregon kjo foto një ribashkim, apo është një mesazh nga Luana për ish partnerin e saj, tani që ky i fundit është në një lidhje me Endi Demnerin?
Kjo mbase do të zbulohet në ditët në vijim.