Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, njoftoi se do të organizohet një mocion që do të vendosë për njohjen e shtetit të Palestinës.
Megjithatë, sipas Kryeministres Meloni, do të ketë dy kushte për njohjen e shtetit palestinez.
Duke folur me gazetarët në margjinat e OKB në Nju Jork, Meloni tha se dy kushtet janë lirimi i pengjeve dhe përjashtimi i Hamasit nga çdo proces qeverisës brenda shtetit.
Edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një fjalim të mbajtur në New York gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Çështjes Palestineze, theksoi se Kroacia duhet të njohë shtetin palestinez, duke e konsideruar këtë si një të drejtë të pamohueshme dhe jo një shpërblim politik.
Ai u shpreh se mbështet këtë hap dhe se vendimi do të merret nga qeveria dhe parlamenti kroat.