Nga Ardit Rada

Ka një moment kur ngjarjet sado të trajtohen me tone solemne, bëhen aq qesharake, saqë nuk mund të mos vësh buzën në gaz. Sali Berisha, njeriu që për më shumë se një dekadë ka ushqyer opinionin publik me raportime të Qytetarit Dixhital, sot akuon “Diellën” e Qeverisë duke e cilësuar si farsë.

Përtej karremit që ka ngrëne opozita në këtë histori, gjithësesi “Diella” qendron mijëra hapa larg iPadit të Sali Berishës. Teksa Qytetarin e tij Dixhital e kemi si mallkim në formën e një fantazme anonime që ka shkatërruar jetë njerëzish, shpifur e akuzuar pa prova. Shpesh me pasoja të rënda.

Po çfarë është po aq farsë se Qytetari Dixhital, ky entitet që ka akuzuar njerëz për krime pa prova, që ka shkatërruar reputacione, që ka ndikuar në fatin e familjeve dhe karrierave. Dhe sot kryetari i PD na shfaqesh si mbrojtës i “së vërtetës”

një risi e Inteligjencës Artificiale që në fund të fundit nuk kërkon as shofer e as truproja si ti.

Nëse duam të bëjmë një krahasim, mes Qytetarit Dixhital dhe Dielles, më e besueshme del Diellja. Po, po, ajo kukulla e Edi Ramës ka më shumë kredibilitet se një burim anonim që ka shpikur më shumë histori se gjithë letërsia artistike e vendit. Pa përmendur gazetarine investigative… Sepse të paktën Diellja nuk pretendon se është “burim serioz informacioni”, por është aty thjesht për menaxhim rrjeti./Javanews