Tyler Robinson, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk, një aktivist konservator dhe influencues. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, mik i Kirk, zbuloi se një i dyshuar ishte arrestuar. 22 vjeçari, jeton në Utah dhe u arratis pas vrasjes.

Sipas Guvernatorit të Utahut, Spencer Cox, Robinson ia rrëfeu krimin një miku të tij në mesazhe me tekst. Ai shkroi disa fraza në plumba, duke përfshirë “Bella ciao”, “Hej fashist, merre këtë” dhe “Nëse e lexon këtë, je gay, LMAO, të kemi borxh”. Robinson i shkroi këto mesazhe në platformën Discord.

Hetuesit gjetën një pushkë dhe dylbi, të mbështjellë me një copë të errët.

Nëna e Robinson, në profilin e saj në Facebook, e përshkroi të birin si një student të shkëlqyer dhe postoi një video të Tyler ku tregonte se i ishte dhënë një bursë kombëtare prej 32,000 dollarësh për në Universitetin Shtetëror të Utahut.

Imazhet e publikuara nga FBI-ja ishin mjaftueshëm të qarta saqë babai i djalit e njohu atë.

Sipas guvernatorit të Utah-ut, ishte familja e djalit që e dorëzoi atë tek autoritetet.

“Falënderoj oficerët e zbatimit të ligjit që e kapën shpejt të dyshuarin dhe falënderoj familjen e Tyler Robinson që bëri gjënë e duhur duke e sjellë atë në forcat e rendit”, tha Cox.

“Kjo ishte një ditë e tmerrshme për vendin tonë dhe për shtetin e Utah-ut, por ne i kemi dhënë fund këtij kapitulli të trishtueshëm”, shtoi ai.

Nuk është e qartë në këtë kohë se çfarë e motivoi vrasjen e Kirkut, por një anëtar i familjes Robinson, duke folur me autoritetet, tha se Tyler ishte “bërë më i interesuar në politikë kohët e fundit” dhe po fliste negativisht për Kirkun./Corriere della Sera