Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka thirrur në ministri në orën 12:30 një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kupolën drejtuese në DPPSH dhe drejtorët e qarqeve. Takimi do të mbahet për prezantimin e ministres së re.
Ndërsa në orën 13:00 kryeministri Edi Rama do të jetë në Ministrinë e Brendshme ku do të prezantojë ministren e re.