Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 11 maj dhe në prag të rinisjes së Parlamentit te ri.
Mbledhja pritet të mbahet ditën e mërkurë në orën 13:00.
Burime bëjnë me dije se në mbledhje pritet të diskutohet për qasjen e PD me Parlamentin. Gjithashtu, brenda kësaj jave pritet mbledhja edhe e Këshillit Kombëtar të PD.