Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në një pallat në lagjen ‘Gafurr Muça’.

Raportohet se shpërthimi në katin e parë të një pallati ka sjellë vetëm dëme materiale.

Siç shihet nga pamjet, muri është dëmtuar, ndërsa raportohet se disa dritare janë të thyera. Policia ka kryer veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.